Hungaria dërgon ndihmë për Maqedoninë

Maqedonia

Hungaria dërgon ndihmë për Maqedoninë

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 10:01
Ilustrim

Në kazermën "Goce Delçev" në Shkup sot do të arrijë ndihma që e ka dërguar Hungaria për të dëmtuarit nga vërshimet në rajonin e Shkupit, përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi se në pranim-dorëzimin e donacionit do të marrë pjesë ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, si dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë.

Ka paralajmërime për arritjen e donacioneve edhe nga Austria, Sllovakia dhe Bullgaria. Me këto donacione rritet numri i shteteve që donojnë ndihmë për rajonet e vërshuara në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat