Maqedoni - Qarkullim pa ndalesa, nëpër rrugë të thata

Maqedonia

Maqedoni - Qarkullim pa ndalesa, nëpër rrugë të thata

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 09:49
Komunikacioni

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Qarkorja e Shkupit është lëshuar në përdorim në të dy drejtimet, por ka pjesë nga rruga që janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja të qarkullimit për rregullimin e shpejtësisë të lëvizjes së automjeteve. Edhe drejtimi rrugor Shkup-Makedonski Brod përmes PK Jasen është lëshuar në qarkullim për automjete të vogla ku rekomandohet kujdes në pjesën e rrugës në fshatin Blizansko.

LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes,respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat