Shtrëngatë nisi në veri të Maqedonisë, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Maqedonia

Shtrëngatë nisi në veri të Maqedonisë, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 16:30
Ilustrim

Vranësira jostabile të shoqëruara me reshje lokale të shiut dhe vetëtima ka në pjesët perëndimore të Maqedonisë posaçërisht në viset malore. Masa e vranësirave, siç njoftojnë nga enti hidrometeorologjik, lëviz drejt verilindjes.

Deri në fund të ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, posaçërisht në pjesët veriore.

Në Shkup me vranësira mesatare, në orët e vona të pasdites vranësira të konsiderueshme të kohëpaskohshme me reshje të rrëmbyeshme të shkurta dhe paraqitje të bubullimave.

Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdite në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Edhe në fushëgropën e Shkupit do të ketë vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Gjatë fundjavës mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë, por është e mundur paraqitje e izoluar e reshjeve të shkurta në viset malore.

Të hënën pritet destabilizm i gjendjes së motit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.  Të martën do të vazhdojë të fryjë erë e përforcuar veriore që do të shkaktojë ulje të temperaturës për 5 deri 10 gradë në krahasim me ditët paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat