Gruevskit i kanosen 5 vjet burg vetëm për porositjen e dhunës

Maqedonia

Gruevskit i kanosen 5 vjet burg vetëm për porositjen e dhunës

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 00:34
Gruevski

Javorja në gjuhën maqedone “Fokus” shkruan se rasti i fundit i hapur nga Prokuroria Speciale Publike ka si të dyshuar kryesor vetë Gruevskin. Ish-kryeministri po hetohet si porositës i ngjarjeve të dhunshme në komunën Qendër të Shkupit menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

Siç dihet në ato zgjedhje fitoi opozitari Zhernoski edhe përkundër përsëritjes së votimeve disa herë dhe tentativave të pushtetit për ti manipuluar ato. Pas zgjedhjes së Zhernovskit pati protesta të dhunshme para komunës ndërsa nga bisedat e përgjuara telefonike doli se porositës i këtyre protestave të dhunshme është pikërisht Gruevski.

Nëse PSP-ja arrin ti bindë gjykatësit në pretendimet e veta, Gruevski do të përballet me dënim me burg në kohëzgjatje deri në 5 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat