Kryqi i Kuq: Janë mbledhur 720 mijë euro për Hasanebug, ja si do të ndahen paratë

Maqedonia

Kryqi i Kuq: Janë mbledhur 720 mijë euro për Hasanebug, ja si do të ndahen paratë

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 19:17
Sait Saiti, Sekretar i Përgjithsëm i Kryqit të Kuq

Mbi 720 mijë euro janë mbledhur në llogari të Kryqit të Kuq për të ndihmuar të prekurit nga vërshimet, ndërsa aksioni për grumbullimin e këtyre mjeteve do të vazhdoj deri më datën 22 gusht, raporton SHENJA.

Kështu ka informuar Sait Saiti, Sekretar i Përgjithsëm i Kryqit të Kuq duke shtuar se do të formohet një trup i përbërë nga të gjithë ata që janë kontribues të mjeteve në Fondin, të cilët do të kenë kontroll dhe të cilët do të konstatojnë gjendjen, vlefshmërinë, transparencën, etj.

“Në bazë të aktiviteteve që zhvillohet për grumbullimin e mjeteve financiare deri dje në xhiro-llogari të Kryqit të Kuq të cilët janë të dedikuara për këtë aktivitet janë grumbulluar 13 milion denarë në pjesën që e thirrjes telefonike dhe 31 milion e 570 mijë denarë është kontributi i cili ka arritur në bazë të  pagesave që i bëjnë personat fizik dhe personat juridik. Shuma e të hollave deri dje është 44.639.976”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti.,

Ai ka thënë se këto mjete janë formë ndihmese për banorët dhe se të njëjtat do të ndahen në mënyrë lineare në xhirollogaritë banorëve.

“Momenti i cili do të jetë i startit për të bërë transferimin e të hollave është moment kur do të mbaron vlerësimi i situatës në teren dhe kur do të kemi listën e cila do të rrumbullakson numrin e familjeve e amvisërive të cilët kanë pasoja nga vërshimet”, tha ëm tej ai.

Saiti ka thënë se Kryqi i Kuq edhe më tej do të qëndroj në rajonin e prekur nga vërshimet  ku do të punojnë me fëmijët dhe shkollat në ngritjen e vetëdijes për rrezikun nga fatkeqësitë të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat