KMSH-ja jep 20 mijë dollarë për familjet e përmbytura në Maqedoni

Maqedonia

KMSH-ja jep 20 mijë dollarë për familjet e përmbytura në Maqedoni

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 14:57
Përmbytjet në Maqedoni

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka akorduar 20 mijë dollarë ndihma ekonomike për familjet e përmbytura disa ditë më parë në Maqedoni, ku dhjetëra persona humbën jetën, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë.

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka thënë se kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj do të shkojë vetë në Maqedoni për të dorëzuar ndihmat ekonomike në vlerë monetare për familjet e dëmtuara. “Jemi solidarizuar me familjet e viktimave në fatkeqësinë e Shkupit”, tha Gurra.

25 persona gjetën vdekjen nga përmbytjet që ndodhën në gusht të këtij viti në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat