Fushatë kundër gjuhës së urrejtjes në Maqedoni

Maqedonia

Fushatë kundër gjuhës së urrejtjes në Maqedoni

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 15:16
Ilustrim

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i Maqedonisë ka realizuar një fushatë afishesh kundër gjuhës së urrejtjes, që para se gjithash ka për qëllim t’i mundësojë qytetarit që ta njohë këtë gjuhë.

Në njoftimin e këtij komiteti thuhet se qytetarët ballafaqohen me gjuhën e urrejtjes në media, në internet dhe në jetën e përditshme, duke theksuar se përhapja e kësaj gjuhe të urrejtjes, shpesh rezulton edhe në dhunë.

Kjo fushatë mbështetet nga Fondi kombëtar për demokraci (NED) dhe është tbatuar në pesë qytete, Tetovë, Gostivar, Manastir, Kumanovë dhe Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat