Maqedonia "uniformon" taksitë për imazh më të mirë turistik

Maqedonia

Maqedonia "uniformon" taksitë për imazh më të mirë turistik

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 16:43
Ilustrim

Vendosja e standartizimit në transportin e taksive do ta ndërrojë imazhin e qendrave turistike, konsideron kryetari i Asociacionit të Hoteleve të Maqedonisë (HOTAM), Krste Bllazheski.

Transporti me taksi sipas tij, duhet të rregullohet, të shënohen vendet për parkim të automjeteve, të uniformohen dhe të mos krijohet bujë e panevojshme.

Bllazheski konsideron se duhet të ketë vend të caktuar për parkim të automjeteve të taksive, të cilët përmes stacioneve të taksive do të marrin numra dhe në stacion do të ketë jo më shumë se 10-20 automjete në një moment.

Njeriu i parë i HOTAM-it thekson se duhet të vendosen lista çmimesh në vende ku shihen, të cilët do të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë, si në transportin e taksit, ashtu edhe tek mjetet e vogla lundruese.

Standardizimi, siç nënvizoi, duhet të zbatohet edhe në kapacitetet e vendosjes dhe të dihet çka kushton 10, çka 20, e çka 5 euro, dhe të mos shitet diku vendi i akomodimit për 100 ose 150 denarë. Numri i kapaciteteve akomoduese private dhe hotelerike, duhet të jetë proporcional në raport 3:1, ndërsa jo të ketë më shumë shtretër privatë nga ato hotelerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat