E tmerrshme, shikoni se si gardiani sllavomaqedonas ka torturuar me rrip pantallonash të burgosurin shqiptar

Maqedonia

E tmerrshme, shikoni se si gardiani sllavomaqedonas ka torturuar me rrip pantallonash të burgosurin shqiptar

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 00:23

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, raporton se në burgun e e Idrizovës ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme ku një gardian ka rrahur në mënyrë ç’njerëzore një të burgosur i cili është i nacionalitetit shqiptar.

Sipas informacioneve të fundit që Zhurnal disponon, një gardian në burgun e Idrizovës me emrin “Bobi”, ka rrahur të burgosurin shqiptar A.S.

Ku siç shikohet edhe nga fotot e siguruara, vihet re qartë se gardiani ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj të burgosurit shqiptar.

Këto të dhëna akoma janë jozyrtare për faktin deri në momentin kur të prononcohen organet e burgut të Idrizovës të cilët Zhurnal ka tentuar t’i kontaktojë sot po për shkak të fundjavës, nuk ka marrë ende një përgjigje, por që në ditët në vazhdim do të tentojë përsëri të sjellë versionin zyrtar të kësaj ngjarje të tmerrshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat