Mbaroi dëshmia e Menduh Thaçit në PSP, ja çka deklaroi pastaj

Maqedonia

Mbaroi dëshmia e Menduh Thaçit në PSP, ja çka deklaroi pastaj

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 12:42
Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), e cila ka zgjatur plotë një orë.

Thaçi deklaroi për gazetarët: ”Kur flet drejtësia, politika duhet të heshtë”. Ai nuk dha ndonjë deklaratë tjetër për gazetarët e interesuar, pra nuk dihet se për cilat raste mund të jetë pyetur.

Ndryshe, në PSP është edhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Silvana Boneva. Dëshmia e saj ende nuk ka përfunduar, kurse pritet që në PSP të paraqitet edhe Samka Ibraimovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat