Këto janë çmimet e reja të derivateve në Maqedoni

Maqedonia

Këto janë çmimet e reja të derivateve në Maqedoni

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 13:37
Ilustrim

Duke filluar nga mesnata derivatet e naftës do të kenë çmim të rritur. Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni ka shpalosur sot çmimet e reja.

Rritje do ketë edhe për benzinin edhe për naftën me nga dy denarë.

Eurosuper BS-95 do të shitet me çmimin e ri prej 61,5 denarë për litër.

Eurosuper BS-98 do të shitet me çmimin e ri prej 63,5 denarë për litër.

Eurodizel do të shitet me çmimin e ri prej 48 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të shitet me çmim të njejtë, pra me çmim: 36,5 denarë për litër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat