Todorov: Nuk ka sëmundje infektive në rajonet e përmbytura

Maqedonia

Todorov: Nuk ka sëmundje infektive në rajonet e përmbytura

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 16:31
Nikolla Todorov

Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov ka deklaruar se në rajonet e përmbytura nuk janë shfaqur sëmundje infektive.

Ai theksoi se deri tani janë dezinfektuar rreth 30 milion metër katrorë dhe rreth 4500 shtëpi, kurse numri i banorëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është në rënie e sipër.

Todorov bëri të ditur se ambulanta e përkohshme që është vendosur në shkollën e Stajkovcit do të vazhdojë të jetë funksionale deri të premten. Nëse do të jetë e nevojshme, ambulanta do të punojë edhe më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat