Fqinjët dhe bashkëpunimi rajonal në fokus të Këshillit të Ambasadorëve të Maqedonisë

Maqedonia

Fqinjët dhe bashkëpunimi rajonal në fokus të Këshillit të Ambasadorëve të Maqedonisë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:25
Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë prej sot deri më 26 gusht mbahet takim i rregullt punues i shefave të përfaqësisve diplomatike-konsullare të Maqedonisë, në fokus të të cilit do të jenë fqinjësia dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe diplomacia ekonomike.

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki para hapjes theksoi se mbledhja këtë vit ndodh në kushte të situatës më të gjerë politike dhe situatës komplekse të sigurisë, e ngarkuar me sfida të brendshme-politike, me të cilat përballemi edhe në kushte të një krize të anuluar migruese.

"Fokusi në këto kushte është vendosur në fqinjësi dhe në bashkëpunim rajonal. Ne nuk kemi raporte më të rëndësishme nga ata me fqinjët tanë. Konsideroj se Maqedonia ka qenë dhe do të jetë fqinj i dëshiruar edhe në të mirë edhe në keqe", deklaroi Poposki.

Theksoi se anëtarësimi në BE dhe në NATO mbetet drejtimi ynë strategjik dhe në pajtim me të janë të gjithë hapat tonë të politikës së jashtme.

"Në periudhën e ardhshme do të duhet t'i dyfishojmë orvatjet duke pasur parasysh në sfidat me të cilat përballet në dy fronte, në BE pas "bregzitit" dhe në NATO pas pengesës disavjeçare në pikëpamje të anëtarësimit në Aleancë", theksoi Poposki.

Promovimi ekonomik, vazhdoi ai mbetet një nga prioritetet më të rëndësishëm sepse është më e varfër me nevojat e qytetarëve të Maqedonisë, e kjo është nevoja e pranisë së rritur të investimeve të huaja, krijimi i vendeve të punës dhe me këtë përmirësimi i standardit jetësor. 

Në mbledhjen, siç njoftojnë nga MPJ-ja, përveç temave nga puna vijuese e MPJ-së dhe Përfaqësive konsullare-diplomatike, do të flitet edhe për tema me vlera kombëtare, rajonale dhe globale, për të cilat do të mbajnë fjalime mysafirë nga vendi dhe vendet e huaja.

Dita e parë e Këshillit të ambasadorëve është përkushtuar në temat si kriza e refugjatëve dhe migruese, kërcënimet e sigurisë dhe lufta kundër terrorizmit, gjendjet në Turqi dhe Lindjen e Afërt dhe gjendja në Siri. Para amabsadorëve fjalim do të mbajnë edhe kryetari i Qeverisë, Emil Dimitriev me temë "Integrimet në BE dhe NATO" dhe kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski. Është parashikuar fjalim të mbajnë edhe ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dhe drejtori i Agjencisë për Zbulim, Naqe Çulev.

Në ditën e dytë të mbledhjes do të bisedohet për integrimet euroatlantike, marrëdhëniet NATO-Rusi, zgjedhjet në SHBA dhe si kjo do të ndikojë në shtetin tonë. Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias do ta udhëheq sesionin "The future of Europe and the Ballkans in need". Në fund të ditës së dytë fjalim do të mbajë edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Ditën e tretë do të bisedohet për "bregzitin" dhe efektet për Maqedoninë dhe BE-në, Evropën juglindore dhe diplomacinë ekonomike.

Në Këshillin e Ambasadorëve në MPJ do të marrin pjesë rreth 50 ushtrues të funksioneve të larta në përfaqësitë konsullare diplomatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat