Të ndërpritet mandati i Komisionit të Lustrimit

Maqedonia

Të ndërpritet mandati i Komisionit të Lustrimit

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:07
ilustrim

Pas një pauze një vjeçare të Komisionit për verifikimin e fakteve propozojmë që t`i ndërpritet mandati. Baza themelore, para tetë viteve kur u miratua ky ligj për lustrim në këtë parlament ishte largimi nga funksioni publik dhe pamundësimi për të ardhur në funksione persona publik të cilët në sistemin një partiak kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete. Qeveria e VMRO-DPMNE-së e shndërroi në përllogaritje me kundërshtarët politik, deklaroi sot deputeti i LSDM-së, Goran Sugareski, transmeton TetovaSot.
“Vet ligji me të cilin ndërpritet lustrimi jo vetëm që është diskutabil, por edhe një cirk i frikshëm. Në ligj qëndron se personi me vendim përfundimtar të Komisionit për verifikimin e fakteve i vërtetohet bashkëpunimi me organet e sigurisë shtetërore, e plotëson kushtin që ia kufizon të drejtën e kryerjes së funksionit publik për pesë vite nga dita e marrjes së vendimit. Përderisa në vet ligjin ku janë të lustruar ato persona, i kufizohet e drejta e kryerjes së funksionit publik ose autorizimit publik në periudhën nga zbatimi i këtij ligji.
Ky është një absurd i rëndë. Ky ligj po ndërpritet, por pasojat prej tij do të vlejnë edhe më andej dhe mendoj se është një absurd klasik.”, vlerësoi Sugareski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat