Ndryshimet e buxhetit para deputetëve të Maqedonisë

Maqedonia

Ndryshimet e buxhetit para deputetëve të Maqedonisë

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 10:18
Komisioni parlamentar për buxhet

Ndryshimet e propozuara të Ligjit për buxhet, në procedurë të shpejtë, me të cilat do të mundësohet që Ministria e Financave të bëjë ridedikim, rishpërndarje të mjeteve të pesë për qind nga buxheti, me qëllim të pagesës më të shpejtë në kushte të fatkeqësive elementare, janë në rend dite të Komisionit të sotëm kuvendor për financim dhe buxhet dhe vazhdimit të seancës së 114-të të Kuvendit.

Deri tani Ministria kishte të drejtë të bëjë rishpërndarje të mjeteve në buxhet në vlerë deri pesë milionë euro. Sipas elaborimit të ministrit të Financave Kiril Minoski, ligji sillet që në të ardhmen procedura për kompensim të zhvillohet shumë më shpejt.

Në rend dite të seancës së 114-të janë edhe propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për planifikim hapësinor dhe urbanistik, për rrugë shtetërore, për bujqësi dhe zhvillim rural, në procedurë të shkurtuar. Propozim ligji për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike, në lexim të parë, si dhe për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik, në lexim të parë, i parashtruar nga deputet Pavle Trajanov.

Për ligjet paraprakisht është caktuar debat në komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave dhe Komisionin ligjdhënës-juridik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat