LSDM-ja kërkon shlyerjen e tenderit për blerjen e pajisjeve ushtarake për ARM-në

Maqedonia

LSDM-ja kërkon shlyerjen e tenderit për blerjen e pajisjeve ushtarake për ARM-në

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 15:14
ARM

Lidhja Social-Demokrate kërkon nga Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë që ta shlyej tenderin për blerjen e pajisjeve ushtarake me vlerë prej 250 milion euro, duke e konsideruar si të dyshimtë.

Me këtë rast, LSDM-ja konsideron se një tender i këtillë duhet të shpallet shumë më seriozisht, kurse më kontestuese është pagesa e parashikuar e automjeteve, që duhet të bëhet në periudhën 2018 – 2026.

Për këtë parti, një tender ku kërkohet vetëm çmimi më i lirë dhe ku nuk përfshihen çështjet e cilësisë së pajisjeve, mirëmbajtjes dhe servisimit është i papranueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat