Poposki­-Koxias: Së pari të ndërtohet mirëbesimi, pastaj zgjidhja e emrit

Maqedonia

Poposki­-Koxias: Së pari të ndërtohet mirëbesimi, pastaj zgjidhja e emrit

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:24
Koxias - Poposki

Zgjidhja e kontestit bilateral për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk ka qenë temë në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikolla Popovski dhe Nikos Koxias, por zhvillimi dhe përparimi i masave për mirëbesim, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, energjetikës.

“Nuk kemi biseduar për emrin, thamë së paku një herë të bisedojmë për bashkëpunimin tonë. Unë angazhohem për kompromise, por të mira, dhe jo kompromise të këqija. Kompromise që do të na lirojnë nga burgjet e historisë, gjë që nuk mund ta ndryshojmë. Mendoj se në mënyrë të qetë duhet t’i zgjidhim dallimet tona, që do të thotë se nuk duhet njëri t’i imponohet tjetrit. Domethënë, nevojitet kompromis me të cilin do të mbeten të kënaqur disa palë”, theksoi pas takimit Koxias. Vija të kuqe edhe pas çdo kompromisi, vlerësoi ai, duhet të ketë pasi në të kundërtën nuk do të ishte kompromis i mirë, por siç tha “një kompromis i kalbur”.

Poposki theksoi se fokusi i zhvillimit të bashkëpunimit dhe ndërtimit të mirëbesimit nevojitet që të arrihet deri në nivel ku do të mundemi të bisedojmë edhe për çështje të tjera.

“Emri dhe bllokada janë reale, ato janë problem. Lidhur me këtë kemi qëndrime të ndryshme dhe kjo është konstatuar në të kaluarën dhe është fakt. Nga ana tjetër, ka realitet tjetër ku mund të ndikohet, dhe ajo është krijimi i klimës së mirëbesimit më të madh mes të dy vendeve dhe rritja e bashkëpunimit mes nesh. Këte e bëjmë përmes masave për ndërtimin e besimit dhe aty jemi përkushtuar. Përderisa ka një realitet dhe ky nuk mund të ndryshohet, dhe ky është dallimi që ekziston mes nesh lidhur me kontestin e emrit dhe ndjesisë se rruga jonë drejt BE­së dhe NATO­-s është penguar për shkak të këtij bllokimi, mund t’i përkushtohemi edhe në atë që de fakto edhe e dëshirojmë ta arrijmë, dhe ajo është stabilitet më i madh, prosperitet më i madh ekonomik për ne dhe për shtetet tona”, theksoi Poposki.

Ai vlerësoi se kjo mund të arrihet edhe përmes anëtarësimit në NATO dhe në BE, por siç tha, edhe tani edhe atëherë ajo do të varet nga ne.

“Në një mënyrë këtë fazë e shohim si dëshmia jonë për kapacitet që vetë t’i zgjidhim problemet, të mos rrimë duarkryq dhe kushtet në të cilat para se të hyjmë në BE dhe në NATO dhe atë se sa kemi stabilitet dhe prosperitet ekonomik do të varet nga kapaciteti i Maqedonisë, dhe nga askush tjetër. Në këtë kontekst mendojë se Greqia është shumë me rëndësi, ndoshta edhe më e rëndësishmja për ndërtimin e stabilitetit ekonomik dhe prosperitetit dhe për këtë shkak më së miri është që vetë të jemi patron të ardhmërisë tonë, ta krijojmë dhe të ulemi edhe me Greqinë dhe me cilindo shtet tjetër të ndërtojmë sa më shumë ura”, theksoi Poposki dhe shtoi se kjo duhet bërë vazhdimisht.

Lidhur me gjendjen me krizën politike në Maqedoni Koxias duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, theksoi se ajo është një çështje e mbrendshme e vendit dhe se roli i politikës greke nuk duhet t’i ushqejë tentimet për krizë, por me politikë të ndihmojë që ajo të zgjidhet. Më e keqja është që ndokush ta ushqejë krizën nga jashtë dhe të mos lejojë që ajo të zgjidhet, tha shefi i diplomacisë greke.

Ai shtoi se Greqia dëshiron ta shohë Maqedoninë stabile, ekonomikisht të fuqishme dhe populli i saj të jetojë mirë.

Ai nuk e lidhi ardhjen e tij në Maqedoni me zgjedhjet e ardhshme eventuale në Maqedoni si mbështetje për pushtetin aktual, dhe gjithashtu, siç tha nuk e ka vendosur edhe veton kundër sanksioneve për Maqedoninë në BE nga ato shkaqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat