Qytetarët nga rajonet e përmbytura të paraqiten për elaborat gjeodet në Agjencinë për kadastër

Maqedonia

Qytetarët nga rajonet e përmbytura të paraqiten për elaborat gjeodet në Agjencinë për kadastër

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 15:05
Agjencia për Kadastër

Qytetarët nga rajonet e përmbytura të cilët kanë parashtruar kërkesë për legalizim të objektit të ndërtuar pa leje deri te komuna kompetente, ndërsa ende nuk kanë dorëzuar elaborat gjeodet prej sot do të mund të paraqiten në Infoqendrën e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, informon sot drejtori i Agjencisë, Sllavçe Tërpeski.

“Me qëllim që paraqitja të zbatohet në mënyrë më efikase, apelojmë deri te qytetarët para së gjithash të paraqiten patjetër ta sigurojnë numrin e kërkesës së parashtruar për legalizim të cilën e kanë marrë nga komuna gjatë dorëzimit të kërkesës për legalizim, numri i parcelave të kadastrit në të cilën gjendet objekti pa leje dhe me vehte të kenë letër njoftim me qëllim që t’i tregojnë të dhënat e nevojshme”, tha Tërpeski.

Sqaroi se nëse qytetarët nuk e dinë numrin e parcelës së Kadastrës ta gjejnë në ueb faqen e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive. Informon se sipas Planit aksionar të gjithë që do të paraqiten duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2016 do të vizitohen nga ekipet e Agjencisë për kadastër të patundshmërive me qëllim të përgatitjes së elaboratit gjeodet falas.

Info telefonat në Agjencinë janë 0800 80 800? 317 17 33 dhe 317 38 25. Kjo masë është një nga pakot e masave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ndihmë të qytetarëve nga rajonet e përmbytura e cila parashikon edhe përgatitje të elaboratëve gjeodete falas për personat të cilët kanë parashtruar kërkesë për legalizim të objektit të ndërtuar pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat