Ministri Xhafer takoi ambasadorin e SHBA Xhes Bejli

Maqedonia

Ministri Xhafer takoi ambasadorin e SHBA Xhes Bejli

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 15:09
Xhaferi - Bejli

Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi dhe ambasadori i SHBA Xhes Bejli sot realizuan takim protokolar në Ninistrinë e Drejtësisë.

“Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi në fillim të takimit e njoftoi Bejli për aktivitetet e realizuara së fundmi në këtë dikaster dhe njëkohësisht e informoi ambasadorin për punët dhe detyrat që e presin Ministrinë e drejtësisë në të ardhmen. Ambasadori Bejli, gjatë kësaj vizite shprehu interesimin e tij të njihet nga afër me projektet e realizuara në kuadër të ministrisë, si dhe të shkëmbejnë mendime rreth sfidave dhe problematikave aktuale me të cilat përballet Republika e Maqedonisë. Gjithashtu Bejli shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin me të gjitha institucionet, nën kompetencë të ministrisë së drejtësisë duke ofruar shkëmbimin e përvojave në këto institucione. Ministri Xhaferi falënderoi ambasadorin Bejli për vizitën e tij në Ministrinë e drejtësisë duke theksuar se bashkëpunimi me SHBA është me se i nevojshëm ne çdo periudhe, ashtu siç ka qenë deri tani”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat