Maqedoni: Më shumë divorce se sa dasma!

Maqedonia

Maqedoni: Më shumë divorce se sa dasma!

Nga: Evis HALILI Më: 27 gusht 2016 Në ora: 14:03
ilustrim

Sipas të dhënave statistikore, tremujori i dytë i këtij viti, që supozohet se shënon kulminacionin e numrit të çifteve që i drejtohen zyrës së gjendjes civile për të lidhur kurorë, ka rreth 15 për qind më pak martesa sesa ajo e një viti më parë. Divorcet janë ato që bien në sy sidomos në Shkup dhe rrethinë, ku ka ndodhur rreth 50 për qind e shkurorëzimeve në rang vendi. Viti 2016 në përgjithësi ka shënuar shifra shqetësuese për lindjet dhe martesat, që janë në numër më të reduktuar se një vit më parë, ndërsa vdekjet më të mëdha

Në periudhën kur numri i kurorëzimeve duhet të arrijë pikun, ka ndodhur e kundërta. Sipas të dhënave statistikore, tremujori i dytë i këtij viti ka rreth 15 për qind më pak martesa sesa ajo e një viti më parë. Divorcet janë ato që bien në sy, sidomos në Shkup dhe rrethinë, ku ka ndodhur rreth 50 për qind e shkurorëzimeve në rang vendi. Por shkurorëzimi po kthehet në problem edhe për pjesën shqiptare. Edhe pse shifrat janë më të vogla sesa për pjesën tjetër, divorcet në komunat shqiptare arrijnë nga 3 deri në 14 brenda tre muajve. Gostivari ka një numër të njëjtë shkurorëzimesh me Tetovën, kjo e fundit prej disa vitesh zë vendin e parë sa i takon numrit të kurorëzimeve. Komuna, të cilat kanë në vazhdimësi numër të madh divorcesh janë ato të Shkupit, si Karposhi, Kisella Voda, Aerodromi dhe Gazi Baba…, përkatësisht 10 për qind nga numri i përgjithshëm. Masat stimuluese për martesat, që ashtu si për shtimin e numrit të lindjeve i aplikojnë disa komuna në krizë nataliteti, nuk po japin rezultate. Në shumë komuna, kryesisht maqedonase – mezi arrihet të kurorëzohen një apo maksimum tre çifte, të tilla si Vevçani, Konçe, apo Llozova, ndërsa komunat shqiptare vazhdojnë të renditen të parat në listën e komunave me më shumë kurorëzime. Numri i kurorave vazhdon të jetë jashtëzakonisht i vogël në pjesën më të madhe të tyre. Po ashtu, numri i foshnjave të lindura vazhdon të reduktohet, krahasuar me periudhën e ngjashme të vitit të kaluar. Gjatë këtij tremujori janë lindur rreth 600 foshnje më pak sesa një vit më parë, ose në total – për gjysmën e parë të këtij numri i të sapolindurve është me afër 800 bebe më pak sesa në 2015. Bazuar në numrin e lindjeve, vdekjeve, kurorave dhe divorceve, shtimi natyror i popullsisë është në krizë në tre komunat: Manastiri (minus 60 persona), Prilepi (- 50persona), dhe Kisella Voda (- 47 persona), ndërsa ritmet pozitive të popullsisë janë në komuna shqiptare si ajo e Tetovës (plus 126), pasuar nga Çairi (+118), Struga (+100), Likova (+51), e të tjera. Bilanci i gjashtë muajve të parë të këtij viti është negativ sa i takon evidencave zyrtare për shtimin natyror të popullsisë. Viti 2016 në përgjithësi ka shënuar shifra shqetësuese për lindjet dhe martesat, që janë në numër më të reduktuar se një vit më parë. Pas luhatjeve të viteve të fundit, ku u vërejt një shtim i numrit të foshnjave, edhe pse jo shumë i madh, premisat për këtë vit nuk janë të mira. Po ashtu, është rritur edhe numri i vdekjeve në këtë periudhë, që është me 1700 persona më shumë se gjatë vitit të kaluar. Ndërsa martesat janë me rreth 3500 më pak sesa ato që janë lidhur vitin e kaluar. (Koha)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat