Bekim Qoku pyet poeten kanadeze: A jeni në dijeni se merrni çmimin nga një Qeveri fashiste

Maqedonia

Bekim Qoku pyet poeten kanadeze: A jeni në dijeni se merrni çmimin nga një Qeveri fashiste

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 16:29
Konferenca për media

Në press konferencën për media të  laureates së “Kurorës së Artë” të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, fjalën e morë ish deputeti nga radhët e PDSH-së, tani këshilltar i kryetarit të komunës së Strugës, Bekimm Qoku, dhe iu drejtua laureates, Margaret Atwood me pyetje që kanë të bëjnë me mosperfilljen e gjuhës shqipe nga drejtoria e festivalit MSP.

Nga drejtuesit e press konferencës iu kërkua që të “legjitimohet” se nga cila redaksi vjen, por Bekim Qoku, vazhdoi me pyetjet për laureate duke pyetur mes tjerash: “A e dini se keni ardhë në një qytet me shumicë shqiptare, ku gjuha shqipe anashkalohet tërësisht? A e dini se merrni një çmim nga një Qeveri fashiste që nuk respekton gjuhën shqipe? A do të merrni poashtu një çmim edhe  nga Korea e veriut?”

Bekim Qoku iu drejtua laureates në gjuhën angleze por nga ajo num mori kurrfar përgjigje, ndërsa drejtuesit e press konferencës deklaruan se kjo është jashtë temës dhe kjo është konferencë për gazetar e jo për debate.

Më pas, konferenca për media vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa Bekim Qoku është larguar nga salla, madje madje i “shoqëruar” edhe nga pjestarët e sigurmit të  manifestimit Mbrënmjet Strugane të Poezisë, që ishin të pranishëm tërë kohën në sallën ku mbahej konferenca për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat