Qeveria e Maqedonisë zbaton urdhrat e Erdoganit

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë zbaton urdhrat e Erdoganit

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 23:34
Mitko Çavkov

Qeveria kërkon modalitete juridike si t’i përmbush kërkesat e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan për mbylljen e organizatave dhe kompanive për të cilat Qeveria turke vlerëson se kanë lidhje me imamin Fetullah Gylen, të cilin e konsiderojnë si planifikues të puçit të dështuar në Turqi. Me sqarime të këtilla doli ministri i brendshëm, Mitko Çavkov i cili pasi konfirmoi se ka marrë pjesë në seancën qeveritare ku është biseduar për këtë çështje dhe është vendosur t’i jepet mbështetje politikës në Turqi, në pyetjen e gazetarëve nëse kjo mbështetje do të thotë mbyllje të organizatave dhe kompanive, Çavkov tha se se po kërkohet mekanizma juridike.

A do të thotë kjo mbyllje të një pjese të organizatave dhe kompanive për të cilat u dorëzuan lista?

“Ne japim mbështetje të fortë institucioneve legjitime në R. e Turqisë. Pyetjen që e parashtroni ju paraqet operacionalizim përkatës dhe me siguri do të kërkohen mekanizma juridik në Maqedoni për realizimin e qëllimeve të caktuara”, u përgjig Mitko Çavkov, ministër i brendshëm.

Çfarë do të thotë kjo, se megjithatë do t’i mbyllni, vetëm po kërkoni mekanizma juridik si ta bëni këtë?

“Kjo do të thotë se po kërkohen mekanizma juridik si t’i japim mbështetje politikës qeveritare në Turqi”, u përgjigj Mitko Çavkov, ministër i brendshëm.

Gjatë fundit të korrikut, Qeveria turke nga disa vende ballkanike kërkoi t’i mbyllin shkollat për të cilat dyshojnë se kanë lidhje me lëvizjen “HYZMET” të imamit Gylen, por Shqipëria dhe Kosova refuzuan kërkesën e këtillë. Në listën e kompanive dhe shkollave që kërkohet mbyllja e tyre e të cilën e publikoi Agjencia Anadolia, për Maqedoninë thuhej se ekzistojnë 7 shkolla ndërsa ka edhe firma nga fusha e transportit, tregtisë, turizmit dhe shëndetësisë. Të parët në listë sipas Agjencisë janë shkollat fillore dhe të mesme “Jahja Kemal” në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat