Miniera “Zletovë” rifillon prodhimin

Maqedonia

Miniera “Zletovë” rifillon prodhimin

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 09:38
Foto arkiv

Miniera për zink dhe plumb “Zletovë” nga Probishtipi nga sot sërish do të fillojë me punë. Prodhimin në minierë do ta rifillojë koncesioneri i ri, kompania bullgare “Minstroj”, e cila në pajtim me marrëveshjen me qeverinë e Maqedonisë duhet ta rifillojë punën edhe të minierës „Topanica” në Kriva Pallankë.

Për rifillimin e punës së minierave, “Minstroj” në Maqedoni e ka themeluar firmën „Bulmak 2016“.

Ceremonia me rastin e rifillimit do të mbahet në platenë për shkarkim të xehes në „Zletovë”, ku fjalë rasti do të ketë ministri i ekonomisë Driton Kuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat