Pas zënkës me Gruevskin, Martin Protugjer ka ikur në Kroaci?

Maqedonia

Pas zënkës me Gruevskin, Martin Protugjer ka ikur në Kroaci?

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 11:34
Foto arkiv

Bashkëpunëtori më i afërt i ish kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer, sipas informatave të deritanishme të “Centarnews”, ka ikur në Kroaci. Protugjer më tepër se tre muaj gjendet jashtë Maqedonisë së bashku me familjen e tij.

Sipas këtij portali, burime të larta nga OBRM-PDUKM informojnë se ka ndodhur një zënkë e madhe midis Protugjer dhe Gruevski meqë sipas tyre ai e ka informuar se ka planë të ik nga Maqedonia nga frika e burgosjes. Kjo zënkë sa që nuk është shndërruar në përleshje fizike, ndërsa fjalët e fundit të Protugjer kanë qenë se nuk do të kthehet kurrë më.

Përndryshe Martin Protugjer njihet si njeriu kryesor për propagandë i ish kryeministrit Gruevski, i cili gati se asnjëherë nuk është eksponuar në publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat