Smoothie me qershi, banane dhe qumësht për një natë të qetë

Ushqime

Smoothie me qershi, banane dhe qumësht për një natë të qetë

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 23:43
Smoothie

Çrregullimet e gjumit janë të shumta e të shumëllojshme dhe një pjesë e tyre aq serioze, sa ndikojnë në mbarëvajtjen e funksioneve fizike, mendore apo emocionale. Ato asnjëherë nuk duhet të lihen pas dore, pavarësisht se mund të duken të parëndësishme.

Çrregullimet më të shpeshta të gjumit janë pagjumësia, kërcitja e dhëmbëve, gërhitja, e folura në gjumë, somnambulizmi, apnea e gjumit (ndërprerja e frymëmarrjes në gjumë e sipër), sindroma e këmbëve të lodhura e deri tek frika apo fobia nga gjumi.

Për një gjumë të ëmbël e natë tëqetë provoni këtë smoothie

• 1 gote lëng qershish të freskëta
• gjysmë banane
• gjysmë gote qumësht lope ose qumësht
soje
• pak vanilje

Përziejini të gjitha në mikser deri sa të përftoni një masë të njëtrajtshme. Dhe… gjumë të ëmbël e ëndrra të bukura!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat