Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit ad-hoc për media

Maqedonia

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit ad-hoc për media

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 09:42
Ilustrim

Anëtarët e komisionit të përkohshëm për mbikëqyrjen e mediave do të mbajë sot pasdite takimin e radhës që ka për qëllim arritjen e pajtueshmërisë për zgjedhjen e kandidatit të pestë të këtij komisioni, që duhet të jetë shqiptarë.

Komisioni formohet në suaza të marrëveshjes së korrikut. Këtar anëtarë u propozuan nga LSDM dhe OBRM-PDUKM, kurse anëtari i pestë shqiptarë nuk është propozuar nga partitë shqiptare nënshkrues të marrëveshjes së Përzhinos, por do të zgjedhet nga katër anëtarët e tanishëm.

Ndryshe, në mbledhjet e mëhershme, Komisioni ad-hoc nuk arriti që të zgjedh kandidatin e pestë. Në garë për këtë vend janë Sefer Tahiri dhe Daut Daut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat