KSHZ-ja përfundon kontrollet shtesë të votuesve kontestues

Maqedonia

KSHZ-ja përfundon kontrollet shtesë të votuesve kontestues

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 10:35
Ilustrim

Sot skadon afati ku Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të bëjë kontrolle shtesë ose personalisht të kontaktojë me votues kontestues, pasi më 19 gusht skadoi afati ku ata kishin mundësi vetë të paraqiten në Komision.

KSHZ-ja në seancën e mbajtur më 23 gusht e shqyrtoi dhe njëzëri e miratoi Raportin për votues të paraqitur me regjistrime kontestuese.

Në KSHZ në afatin e paraqitjes prej 26 korrikut deri më 19 gusht 2016 ka pasur 8.922 paraqitje, prej të cilëve 8.901 janë pranuar.

Gjithsej 3.620 personalisht janë parqitur në KSHZ, ndërsa 5.302 përmes aplikimit elektronik. Shërbimi juridik i KSHZ-së ka refuzuar 21 paraqitje. Prej tyre një paraqitje është refuzuar për shkak të dokumentit të palexueshëm, nëntë për shkak të mospërputhjes së dokumentit, nëntë për shkak të dokumentit personal jo valid dhe dy për shkak të dokumentit personal jo komplet.

Në pajtim me Raportin e KSHZ-së, paraqitje nuk kanë parashtruar 30.467 personam. Sipas raportimit me shkrim nga Drejtoria për evidencën e regjistrit të amzës prej 22 gushtit të 2016, 20 persona nga lista kanë ndërruar jetë duke përfshirë edhe 19 gushtin 2016.

Me Ligjin për plotësim të Ligjit zgjedhor, KSHZ-ja ishte e obliguar të zbatojë proces të regjistrimit aktiv të 39.502 personave për të cilët gjatë zbatimit të kontrolleve administrative dhe të terrenit janë konfirmuar regjistrime kontestuese.

KSHZ-ja pas kontrolleve të kryera shtesë përmes krahasimit të listës 39.502 personave dhe Listës zgjedhore largoi 113 persona ku gjashtë kanë ndërruar jetë, 51 janë për punë të përkohshëm në vendet e huaja, 54 kanë humbur të drejtën e votës me baza të ndryshme dhe dy persona kanë parashtruar kërkesë për ndryshimin e të dhënave në Listën zgjedhore. Mundës për paraqitje kishin gjithsej 39.389 veta.

Qytetarët të cilët nuk janë paraqitur në afatin ligjor prej 25 ditëve në pajtim me ligjin do të kenë mundësi shtesW të paraqiten në KSHZ gjatë ditëve në vazhdim gjatë shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Kuvend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat