Vuelta ndryshon sërish lider

Çiklizëm

Vuelta ndryshon sërish lider

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:17
David De La Cruz

Etapa e 9-të e Vueltës së Spanjës ka sjellë sërish ndryshime në krye të renditjes së turneut iberik të çikletës. Vetëm 24 orë ka zgjatur kryesimi i kolumbianit Nairo Quintana, i cili sot ka dorëzuar fanellën e kuqe të liderit, pas përfundimit të etapës së 9-të. Fitues i kësaj etape (Cistierna-Oviedo, 165km e gjatë) doli spanjolli David De La Cruz, që falë një shkëputje në kilometrat e fundit mbërriti i vetëm në finish pas 3h47’56”. Në vendin e dytë, pas 27 sekondash doli belgu Dries Devenyns, ndërsa i treti italiani Moreno Moser (33 sekonda vonesë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat