Pejanët gati për çekët! Prishtina dy ndeshjet në Zvicër

Hendboll

Pejanët gati për çekët! Prishtina dy ndeshjet në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2016 Në ora: 14:08
Pamje nga ndeshja Prishtina-Besa Famiglia

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Besa Famiglia nga Peja, është gati për supersfidën e fundjavës, ku me 3 shtator në orën 19.00 do të takohen me klubin çek, Dukla nga Praga, ndeshja e parë e vlefshme e rrethit të parë të Kupës Evropiane (EHF Cup) në hendboll. Kjo fundjavë do të jetë shumë e nxehtë për pejanët, të cilët synojnë rezultat të favorshëm që të jenë me të qetë për takimin e kthimit në Pragë. Ndërkaq, kampioni dhe fituesja e Kupës së Kosovës te femrat, Prishtina bëhet gati për sfidën me zviceranet, SPONO Eagles e cila zhvillohet me 10 shtator. Të dyja takimet luhet në terren të skuadrës zvicerane, kështu është marrëveshja e ekipeve. Takim i parë luhet me 10 shtator në orën 17.00 dhe skuadra zvicerane është si vendase dhe sfida e kthimit luhet pas një dite, kur Prishtina është në cilësi të mikpritëses dhe fillon në orën 14.00. Orari i ndeshjeve bëhet i ditur nga faqja e EHF-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat