Skandal: Më 24 gusht mora letër prej KSHZ-së, të paraqitem deri më 19 gusht

Maqedonia

Skandal: Më 24 gusht mora letër prej KSHZ-së, të paraqitem deri më 19 gusht

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 14:11
Eroll Rizaov

Një shembull që tregon lojën e institucioneve me 40 mijë votuesit e kontestuar, ka sjellë gazetari dhe kolumnisti Eroll Rizaov. Në kolumnën e tij të fundit, Rizaov sqaron se më 24 gusht i ka arritur letër nga KSHZ, ku e kanë njoftuar se është në vijim afati për paraqitje të qytetarëve që janë votues të kontestuar dhe se ky afat vazhdon deri më 19 gusht.

“Një letër e tillë i erdhi edhe djalit tim dhe mijëra qytetarëve të Maqedonisë. Lexoj, lexoj, rilexoj dhe sërish rilexoj dhe nuk mund të besoj nëse këta të KSHZ-së kur na thërrasin me dasmë pas tupanëve me të vërtetë luajnë majtap me qytetarët, kanë nevoja të posaçme ose janë në kaos total, prandaj nuk dinë çka të bëjnë, me vetëdije ose pa vetëdije janë bashkëpjesëmarrëse në parregullsitë katastrofave zgjedhore ende pa u mbajtur zgjedhjet”, shkruan Rizaov.

Ai sqaron më tej se letrat që u kanë arritur prej KSHZ-së atij dhe djalit të vet, kanë vulë se janë dorëzuar në postë më 16 gusht, kurse u është dorëzuar më 24 gusht. “Do të thotë letrat kanë udhëtuar nga Shkupi deri në Shkup tetë ditë të plota, ose të jem më preciz, KSHZ i ka nisur letrat 21 ditë pasi ka filluar paraqitja e votuesve të kontestuar dhe vetëm dy ditë para afatit përfundimtar për paraqitje, kurse kanë arritur pesë ditë pas kalimit të afatit”, shkruan Rizaov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat