Mbetet i pazgjedhur shqiptari i Komisionit ad hoc për media

Maqedonia

Mbetet i pazgjedhur shqiptari i Komisionit ad hoc për media

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 15:04
Ilustrim

Komisioni ad hoc për mbikëqyrjen e mediave 100 ditë para zgjedhjeve edhe sot nuk ka zgjedhur anëtarin e 5-të, raporton Portalb.

As sot nuk arritëm marrëveshje, por konsultimet vazhdojnë. Janë të hapur të gjitha opsionet. Jemi optimist se deri në afatin e fundit, më 31 gusht, do të sjellim vendim. Nuk do të japim shumë detaje për të mos dëmtuar procesin, sepse jemi në shtypje të kohës dhe me koka të qeta do të duhet ta zgjedhim anëtarin e pestë.

Sipas tij, po bëjnë përpjekje që ky komision të mos jetë shkaku për mos mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor.

Tërpenovski ka theksuar se ata më tepër janë të fokusuar në profesionalizmin e kandidatëve.

“Profesionalizmi, kjo na intereson më shumë, jo informacionet se ka qenë apo jo në ndonjë parti, sepse duhet të vendosim për punë serioze”, tha Tërpenovski.

Sipas marrëveshjes në mes katër partive nënshkruese në Përzhinë: BDI, PDSH, LSDM dhe VMRO-DPMNE, katër anëtarë nga Komisionit u propozuan nga ana e VMRO-DPMNE­-së dhe LSDM­-së, ndërsa i pesti duhet të jetë shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat