Zyrtarisht, Artan Grubi ka pasuri prej: 17.443.604 denarë apo në kundërvlerë me euro: 283.635 euro.
Duke e krahasuar pasurinë e Grubit me të kryetarit të tij, duket se Artan Grubi është 2.5 herë më i pasur se Ali Ahmeti.
Më poshtë, ju sjellim detaje pasurinë e shefit të kabinetit të Ali Ahmetit dhe deputetit në kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi.
-Banesë prej 115 metër katrorë që kap vlerën prej: 6.150.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 100.000 euro. Këtë banesë Grubi e ka blerë në vitin 2008 nëpërmjet një kontrate për shit-blerje.
-Banesë prej 90 metër katrorë që kap vlerën prej: 4.305.211 denarë apo në kundërvlerë prej 70.000 euro. Këtë banesë Grubi e ka blerë në vitin 1975 me një kontratë për shit-blerje.
-Banesë prej 90 metër katrorë që kap vlerën prej: 4.305.211 denarë apo në kundërvlerë prej 70.000 euro. Këtë banesë Grubi e ka blerë në vitin 2008 me një kontratë për shit-blerje.
-Veturë Audi A6 e viti 2007 që kushton 1.230.000 denarë apo 20.000 euro. Këtë veturë Grubi e ka blerë me një kontratë për shit-blerje.
Veturë Citroën Xsara e vitit 2001 që kushton 184.500 denarë apo 3.000 euro. Edhe këtë veturë Grubi e ka blerë me një kontratë për shit-blerje.
-Kartela kursimi me deviza në euro prej 1.245.498 denarë apo në kundërvlerë me euro: 20.252 euro. Këtë pasuri Grubi nuk e ka paraqitur se si e ka fituar dhe nga ku e ka marr.
-Kartelë kursimi në denarë që kap vlerën e 23.184 denarë apo në kundërvlerë me euro: 376 euro.
Grubi ka deklaruar se pasuria e tij është vjen edhe nga puna organizata dhe institucione të komunitetit ndërkombëtar në vend dhe jashtë.