Çka pritet të vendosin sot Ahmeti dhe Thaçi?!

Maqedonia

Çka pritet të vendosin sot Ahmeti dhe Thaçi?!

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 09:18
Ali Ahmeti e Menduh Thaçi

Liderët e dy partive shqiptare nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së janë në heshtje se çfarë do të vendosin në takimin e katërshes së liderëve që do të mbahet sot në Shkup, ku pritet të vlerësohet se a janë përmbushur kushtet për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Siç, në radhët e këtyre dy partive ka pakënaqësi të mëdha rreth procesi të verifikimit të 39 mijë votuesve kontestues, shumica dërmuese prej të cilëve janë shqiptarë dhe nuk u verifikuan gjatë afatit të verifikimit, që zgjati deri më 19 gusht. Problem tjetër është edhe me komisionin ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave, ku këto dy parti nuk u përzien fare, ndërsa tanimë problem është anëtari i pestë që duhet të jetë shqiptar në radhët e këtij komisioni.

Nga BDI dhe PDSH të pyetur nga media nuk dëshirojnë të përgjigjen se cilat do të jenë qëndrimet apo vërejtjet e tyre në takimin e liderëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat