Donacion nga Rumania për rajonet e përmbytura

Maqedonia

Donacion nga Rumania për rajonet e përmbytura

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 09:28
Përmbytjet në Maqedoni

Përmes mekanizmit për mbrojtje civile sot pritet të mbërrijë një donacion nga Republika e Rumanisë për vërshimet në Shkup dhe Tetovë.

Donacioni do të dorëzohet në rrethin e kazermës "Goce Dellçev" në lagjen Aerodrom, ku ndodhen hapësirat e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në Maqedoni përmes Mekanizmit për mbrojtje civile arritën donacione nga Greqia, Austria, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Holanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat