Deri të premten paraqitja e dëmeve nga përmbytjet

Maqedonia

Deri të premten paraqitja e dëmeve nga përmbytjet

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:46
Përmbytjet në Maqedoni

Afati përfundimtar për paraqitje të dëmeve nga përmbytjet të cilat ndodhën më 6 gusht të këtij viti në rajonin e Shkupit është e premte, 2 shtator 2016, informojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

"Afati përfundimtar për paraqitje të dëmeve, përkatësisht të pronës së patundshme, pronës së tundshme, automjetet motorike, sipërfaqet bujqësore dhe fondi i bagëtive nga përmbytjet të cilat ndodhën më 6 gusht të vitit 2016, për dëmtimet në vendet e banuara, Stajkovc, Hasanbeg, Inxhikovë, Ekonomi, Çento, Bërnjarc, Straçincë, Viniçe, Creshevë, Bulaçan, Rashtakut, Smilkovc, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizarë dhe Shipkovicë, e premte (2 shtator 2016), deri në fundin e orarit të punës në orën 16:30", thuhet në kumtesën nga Qeveria.

Siç sqarohet, të gjithë personat nga vendet e lartpërmendura, të cilat deri tani nuk i kanë paraqitur dëmet nga përmbytjet të cilat ndodhën më 6 gusht të vitit 2016, atë mund ta bëjnë në komunat Gazi Babë, Haraçinë, Ilinden, Shuro Orizarë dhe Tetovë, ose megjithatë në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave në Gazi Babë dhe Tetovë, deri në orën 16:30, e premte, 2 shtator 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat