Maqedoni - Arrest për pesë stërshitës dhe ndërmjetësues të drogës

Maqedonia

Maqedoni - Arrest për pesë stërshitës dhe ndërmjetësues të drogës

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 09:43
Ilustrim

Gjykata Themelore Shkupi 1 kumtoi se pesë personave të përfshirë në aksionin më të ri policor të cilët janë të dyshuar për "prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore" u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ministri maqedonas i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dje ka informuar se në aksionin policor të kryer në Sveti Nikolë, Shtip dhe Shkup  janë arrestuar pesë persona, njëri ende kërkohet, ndërsa njëri është veçmë në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat