Kuvendi debaton për zgjedhjen e Qeverisë kalimtare

Maqedonia

Kuvendi debaton për zgjedhjen e Qeverisë kalimtare

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 08:27
Kuvendi i Maqedonisë

(E plotësuar) - Me 95 vota pro u zgjodh ministër i Punëve të Brendshme i LSDMS Oliver Spasovski ndërsa Frosina Remenski u zgjodh ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Kuvendi vazhdon debatin mbi pikën e dytë ku duhet të votohen edhe zëvendësministrat plotësues për Financa, Shoqëri Informatike,  Administratë dhe për Bujqësi.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite e filloi debatin për zgjedhjen e Qeverisë kalimtare, e cila duhet t'i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Në fillimin e seancës u konstatuan dorëheqjet e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Andonov dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.

Në pajtim me marrëveshjen e arritur në takimin mes liderëve të katër partive më të mëdha parlamentare, qeveria kalimtare duhet të zgjidhet në 110 ditë nga zgjedhjet, gjegjësisht sot.

Në këtë Qeveri, opozita duhet t'i marrë vendet e ministrave në sektorët e Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale, si dhe zëvendësministrat plotësues për Financa, Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe për Bujqësi.

Këshilli Qendror i LSDM-së mbrëmë unanimisht i pranoi propozimet e udhëheqsisë dhe Bordit Ekzekutiv të partisë për kandidatët për ministra dhe zëvendësministra plotësues.

Kandidat për ministër i Punëve të Brendshme është Oliver Spasovski, Frosina Remesni është kandidate për ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Kire Naumov kandidat për zëvendësministër plotësues i Financave, Aleksandar Kiracobvski kandidat për zëvendësministër plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Lupço Nikollovski kandidat për zëvendësministër plotësuese i Bujqësisë, Ekonomisë së Ujërave dhe Pylltarisë.

Në pajtim me marrëveshjen e arritur, 100 ditë para zgjedhjeve duhet të emërohen edhe Santa Argirova kryeredaktore e RTVM-së. Me konsensus u zgjedh edhe Lulzim Haziri si anëtari i pestë i Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial, i cili gjithashtu do të punojë deri në fund të zgjedhjeve.

Paraprakisht, u pastrua edhe Lista Zgjedhore nga votuesit, të cilët kishin të dhëna kontestuese.

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta zgjedh qeverinë kalimtare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në pajtim me marrëveshjen e arritur në takimin e liderëve duhet ta zgjedh qeverinë kalimtare e cila do t’i organizojë zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor.

Pra Oliver Spasovski kthehet në MPB, Frosina Remenski do të rimerr pozitën e ministres së punës dhe politikës sociale, Kire Naumov vazhdon në pozitën e zv. ministrit të financave, Aleksandar Kiracovski në atë të shoqërisë informatike dhe Ljupço Naumovski, zv. ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave.

Mbrëmë në mbledhjen e Komitetit qendror të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), u vendos për të mos ndryshuar emrat e ministrave dhe zv. ministrave plotësues për qeverinë teknike.

Në pajtim me marrëveshjen e arritur sot, 100 ditë para zgjedhjeve, në funksionin kryeredaktor dhe përgjegjësi i RTVM-së duhet të emërohet edhe Santa Argirova, mandati i së cilës do të zgjasë deri në fund të procesit zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat