Ministrat e LSDM-së

Maqedonia

Ministrat e LSDM-së

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 11:03
Selia e LSDM

Këshilli ekzekutiv i LSDM-së dje njëzëri i pranoi propozimet e udhëheqësisë dhe Këshillit qendror të partisë për kandidatët për ministra dhe zëvendësministra plotësues për përbërjen e Qeverisë teknike, e cila duhet t’i organizojë dhe zbatojë zgjedhjet.

Siç kumtoi LSDM-ja kandidat për ministër i Punëve të Brendshme është Oliver Spasovski, Frosina Remenski është kandidate për ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Kire Naumov kandidat për zëvendësministër plotësues për Financa, Aleksandar Kiravocski kandidat për zëvendësministër plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Ljupço Nikolovski kandidat për zëvendësministrat plotësues për Bujqësi, Ekonomi të Ujërave dhe Pylltari.

Këshilli Qendror e pranoi vendimin e Këshillit ekzekutiv për mbajtjen e kongresit tematik të partisë.

Në seancën e djeshme, Këshilli Qendror unanimisht vendosi që anëtarë i ri në KD të LSDM-së të jetë Muhamed Zeqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat