Kuvendi në Maqedoni miratoi qeverinë kalimtare

Maqedonia

Kuvendi në Maqedoni miratoi qeverinë kalimtare

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 19:49
Kuvendi në Maqedoni

Me 95 vota ‘për”, Kuvendi miratoi emërimin e Oliver Spasovskit në krye të ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe Fronsina Remenski në krye të ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në fjalimine tij, kreu i Qeverisë Emil Dimitriev tha se pret që ky institucion tani të fokusohet në zbatimin e zgjedhjeve të drejta.

Përveç ministrave Kuvendi miratoi kthimin e zv/ministrave nga radhët e LSMD-së në qeverinë teknike. Zv/ministër I financave u emërua Kire Naumos, Aleksandar KKiracovski për zv/ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, dhe Ljupço Nikollovdki për zv/ministër të Bujqësisë.

 Prej sot fillon rrjedhja e afatit elektoral prej 100 ditësh. Qeveria kalimtare brenda këtij viti duhet të organizojë zgjedhjet e caktuara për 11 dhjetor e të cilat duhet të jenë të pranueshme nga të gjitha palët. Parlamenti shpërndahet 60 ditë para zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat