Shteti i “zhytur” në borxhe, nuk paguan bizneset

Maqedonia

Shteti i “zhytur” në borxhe, nuk paguan bizneset

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 15:13
ilustrim

Shteti shumë më vështirë u paguan kompanive punën e kryer ndërsa këto të fundit në mënyrë plotësuese zhyten në borxhe mes vete. Madje 42% e kompanive, anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë, janë ankuar se kenë probleme me likuiditetin pikërisht për shkak të pamundësisë që t’i paguajnë kërkesat.

“Kjo është më e dukshme kur bëhet fjalë për pagesë të kërkesave nga sektori publik. Edhe pse afatet janë të definuar, në 30 gjegjësisht 60 ditë, të njëjtat prolongohen dhe kompanitë theksojnë se në këtë mënyrë nuk respektohen dispozitat e Ligjit për disiplinë financiare, dhe për këtë alarmojnë pasi në këtë mënyrë, likuiditeti i tyre, funksionimi i tyre normal rrjedhës vihet në pikëpyetje”, deklaroi Biljana Guriq Peeva, OEM.

Pjesa më e madhe e kompanive kanë bërë të ditur se nuk kanë problem me kthimin e TVSH-së.

Afati prej një deri tre muaj për lëshimin e të hollave është i pranueshëm. Por, kjo u shkakton probleme kompanive të cilat presin shuma më të larta.

“Në hulumtim, kishte kompani të cilat kanë theksuar se kur kërkesat e TVSH-së janë më shumë se 2, 3 apo 5 milionë denarë në nivel mujor, atëherë nëse vonesa është dy ose tre muaj, veç më i ndjejnë pasojat”, tha Biljana Guriq Peeva, OEM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat