LSDM premton se do ta heqë taksën radiodifuzive pasi t'i fitojë zgjedhjet

Maqedonia

LSDM premton se do ta heqë taksën radiodifuzive pasi t'i fitojë zgjedhjet

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 12:54
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë

Partia më e madhe opozitare maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, premton heqjen e taksës radiodifuzive dhe financim të Radio Televizionit të Maqedonisë drejtpërdrejt nga Buxheti shtetëror.

“Pas 11 dhjetorit askush më në Maqedoni nuk do të paguajë taksë radiodifuzive. U japim fund presioneve, llogarive të bllokuara dhe stresit nga përmbaruesit për fatura të papaguara nga taksa radiodifuzive”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Pushteti, thekson partia e Zoran Zaevit, përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, i toleron borxhet milionëshe të MTV-së për tatime të papaguara, ndërsa u kanoset me pagesë të detyrueshme të taksës radiodifuzive 85.000 qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat