Tërmetet, paralajmërim që nga viti 2010: Po ndërtohet në “rripin e zi sizmik”

Maqedonia

Tërmetet, paralajmërim që nga viti 2010: Po ndërtohet në “rripin e zi sizmik”

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 13:39
Ilustrim

Tërmetet eventuale në Shkup, mund të shkaktojnë dëme shumë më të mëdha të objekteve në qendrën e Shkupit, te Stacioni i Vjetër Hekurudhor dhe Shtëpia e Ndërtimtarëve, por edhe te lagjet Karposh 1 dhe Porta Vllae, të cilat janë ndërtuar në tokë të brishtë, ka paralajmëruar “Dnevnik” në një tekst të vitit 2010, shkruan Portalb.

Në rrezik do të jenë edhe ndërtesat më të larta në lagjet, Aerodrom, Novo Lisiçe dhe Kisella Vodë, sepse janë ndërtuar në toka të papërshtatshme për rrokaqiej, thotë profesori i pensionuar i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Apostoll Poceski.

Profesori i cili kishte ligjëruar lëndën e statikës dhe metodat numerike, vlerësimet e tij i bazon në studimin “Efekti i tokës nga tërmeti i Shkupit në vitin 1963”.  Ajo është e bërë në vitet e katastrofës, kur është inspektuar përbërja e vendit në kryeqytetin dhe ndikimin ndaj ndërtimeve.

Inspektimet e atëhershme kanë kushtuar, miliarda dollarë, të cilat i kanë financuar shtetet e huaja dhe Qeveria e Jugosllavisë. Është treguar se e gjithë lugina e Shkupit shtrihet në zhavorr, i cili diku është më i thellë diku është më i cekët. Studimi i Poceskit, në të cilën është inspektuar toka me dhe të brishtë në Shkup është bërë në bazë të këtyre të dhënave, ndërkaq është botuar në njërën nga gazetat më të rëndësishme të Amerikës, por edhe në disa publikime të vendit.

Një çarje prej 200 metra e cila është inspektuar ka treguar se dëme më të mëdha në tërmet kanë pasur objektet e ndërtuara në tokë të brishtë. Dheu i brishtë shtrihet nga lagjja e Kisella Vodës deri në lumin Lepenec. Dheu i brishtë kalon nga çezma në Kisella Vodë, nëpërmjet rrugës së Stacionit të Vjetër Hekurudhor vazhdon nga sheshi Maqedonia dhe deri te Shtëpia e Ndërtimtarëve, përcjellë Portalb.

Prej atje, nëpërmjet rrugës “Leninova”, del në “Partizanska” dhe te stacioni policor në Karposh 1, nëpërmjet Porta Vllae, mbaron te lumi “Lepenec”. Lugina e Shkupit ka mjaft pjesë me dhe të brishtë apo të dobët, por ai më i tmerrshmi kalon mu nga qendra e Shkupit. Dëmet më të mëdha në tërmet kanë qenë në linjë të shtrirjes së kësaj toke me dhe të brishtë, e cila është e gjerë dhjetëra metra nga dy anë. Nuk guxon asgjë të ndërtohet mbi të.

“Më së shumti çfarë mund të ketë është rrugë, dhe jo ndërtesa – ashtu siç janë bërë. Madje ka edhe ndërtesa shumëkatëshe. Askush më parë, por as tani, nuk mbanë llogari se po ndërtohen ndërtesa mu në linjën e tokës me dhe të brishtë. Ajo mund të jetë e keqe”, thotë Poceski, duke shtuar se kjo tokë ka ndikim ndaj intensitetit të tërmetit dhe për këtë tregon edhe fakti se pas tërmetit katastrofal të 1963, në një pjesë të Shkupit ka pasur dëme më të mëdha, ndërkaq në një tjetër më të vogla.

Ka pasur shembuj ku edhe ndërtimet në njërën anë të rrugës kanë qenë plotësisht të rrëzuara, ndërkaq në anën tjetër nuk a pasur kurrfarë dëmi. Paradokset e tilla ekspertët i sqarojnë me efektin specifik të tokës, gjegjësisht të thellësisë së zhavorrit. Atje ku toka ka qenë e dobët, intensiteti i tërmetit ka qenë më i madh.

Sipas tij, në lagjen “Taftalixhe” është më e sigurt që të ndërtohet, pasi që në tërë atë lagje nuk ka pasur të rrëzuara, pasi që ndërtimet janë bërë në zhavorr të ulët. Pos Taftalixhes, ai shton se më sigurt është të ndërtohet edhe në Kapishtec.

Ndërtesa të larta, spas ekspertit, nuk guxojnë të ndërtohen te Poliklinika “Bukuresht”. Megjithatë, atje ka një ndërtesë të lartë e cila është ndërtuar përpara tërmetit të Shkupit, gjatë së cilit është rrëzuar një pjesë e saj për shkak të përbërjes së dheut të tokës. Në rripin e zi hyjnë edhe pjesa te stacioni policor “Beko” në Shkup, por edhe rreth “Sallës Universale” sepse është shumë afër tokës së brishtë. Nuk është e rekomandueshme që të bëhen lagje me ndërtesa të mëdha në “Zhelezarë” dhe “Kisella Vodë”, transmeton Portalb.

Zhavorri në lagjet Aerodrom dhe Novo Lisiçe është shembur, pasi që sipas Poceskit edhe atje nuk duhet të ndërtohen ndërtesa.

Informata për sigurinë e lagjeve në Fushë Topanë, Butel dhe Çair nuk ka shumë informata, sepse këto pjesë nuk janë inspektuar pas tërmetit. Nuk janë bërë inspektime gjithashtu edhe në Momin Potok dhe Zaejçev Rid, ku planifikohet që të ndërtohet lagje e madhe. Megjithatë, Pocevski vlerëson se as atje nuk guxojnë të ndërtohen ndërtesa shumëkatëshe, sepse mbajtja e tokës është e vogël.

Profesori është i revoltuar sepse ekspertët publik, e kanë ditur për studimin dhe rezultat e saj, megjithatë nuk kanë ndërmarrë asgjë që t’i parandalojë ndërtimet në zonat kritike.

“Detajisht dihet se si është toka nëpër Shkup dhe nuk duhet të bëhen inspektime të reja. Për atë të gjitha vendimet e reja urbanistike patjetër të merren parasysh. Ekspertët publik e dinë për studimin, por qëllimisht i heshtim sepse në afat të shkurtër mundësia për të ndodhur katastrofa është e vogël. Por kjo çfarë po bëhet me ndërtimet në Shkup, është keqpërdorim ndaj gjeneratat e ardhshme. Katastrofa e re mund të ndodhë për 100 vjet, por njerëzit tani nuk mendojnë se ju duket larg. Çfarë janë këto njerëz që ndërtojnë duke mos menduar për të ardhmen?”, pyet Poceski.

“Qindrakatëshet janë marrëzi. Idetë për ndërtim të qindrakatësheve te hoteli “Holiday In” dhe në lagjen Aerodrom janë marrëse”, vlerëson Poceski.

Sipas tij, toka e Shkupit nuk mund të mbajë ndërtesa qindrakatëshe. Problem tjetër, shpjegon profesori, është se banorët që do të jetojnë në ndërtesa të tilla, më fuqishëm do ta ndiejnë tërmetin, madje do t’i ndjejnë edhe tërmetet që janë në largësi prej 1000 kilometra nga Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat