PDSH: Ligji për punësimin e studentëve diskriminues

Maqedonia

PDSH: Ligji për punësimin e studentëve diskriminues

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 14:15
PDSH-Selia

Është shoqëruar me debat dhe kritika seanca e komisionit për arsim shkencë dhe sport ku diskutohej rreth propozim ligjit për punësimin e 100 studentëve më të mirë të diplomuar në 5 Universitet më lartë të ranguara në Maqedoni. PDSH-ja e ka quajtur diskriminues ligjin për shkak se Universiteti i Tetovës nuk është pjesë e listës së 5 Universitet më të mira në vend dhe i vetmi universitet që do të propozojë student shqiptar është UEJL.

LSDM-ja ka kërkuar disa ndryshime të kritereve në përzgjedhjen e studentëve, ndërkohë BDI kërkoi uljen e notës mesatare nga 9.5 në 9.0. Ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja kanë vlerësuar se ky ligj do t’i motivojë studentët e diplomuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat