Kasami pas takimit me RDK: Ta rrëzojmë të keqen e shqiptarëve të Maqedonisë

Maqedonia

Kasami pas takimit me RDK: Ta rrëzojmë të keqen e shqiptarëve të Maqedonisë

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 21:30
Bilall Kasami

Sot, një delegacion i lartë i Lëvizjes Besa, me në krye Bilall Kasamin, kanë realizuar një takim me RDK-në, dhe kreun e saj, Fadil Zendeli, ndërsa i pranishëm nga Këshilli Opozitar ka qenë, Arjanit Hoxha.

Në këtë takim miqësor është bashkëbiseduar për situatat e fundit politike, zgjedhjet e 11 dhjetorit, si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes partive të vërteta opozitare në këto zgjedhje.

Pas këtij takimi kryetari i Lëvizjes, Bilall Kasami, deklaroi: “Ne si Lëvizjes BESA kemi potencuar në vazhdimësi se në këto zgjedhje opozita e vërtetë shqiptare duhet të dalë në zgjedhjr e bashkuar, andaj vazhdimisht kemi patur kontakte ka patur iniciativa. Në këtë frymë e mbështesim edhe iniciativën e Këshillit Opozitar që para zgjedhjeve të mund të bashkojë sa më shumë nga subjektet reale opozitare shqiptare, me qëllim për ta rrëzuar këtë të keqe BDI-në me të cilën ballafaqohen shqiptarët e Maqedonisë. Takimi i sotshëm është një fillim i mbarë duke nisur me RDK-në, për ta zgjeruar edhe me subjektet tjera, që janë të interesuara për të rrëzuar të keqen e shqiptarëve që është në pushtet”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat