Vullnetarët amerikanë të Peace Corps mbërrijnë në Maqedoni

Maqedonia

Vullnetarët amerikanë të Peace Corps mbërrijnë në Maqedoni

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një grup i ri prej 50 vullnetarë nga SHBA-të ka arritur në Maqedoni, pjesëtarë të Peace Corps. Ky është grupi më i madh deri tani që do t’i bashkohet grupit prej 600 qytetarëve amerikanë të cilët vijnë në Maqedoni që nga viti 1996, si vullnetarë.

Vullnetarët e rinjë janë të moshës 22 deri 64 vjeçare. Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, ata do të punojnë si mësimdhënës të anglishtes, defektologë, në sferën e zhvillimit të bashkësive, në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme, institucionet qeveritare dhe komunat, si edhe me OJQ-të.

Vullnetarët do të mësojnë në Maqedoni gjuhën shqipe dhe maqedonase, ndërkaq do të fillojnë me punë në më shumë fshatra dhe qytete të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat