Trupi Ad hok shqyrton raportin e parë për mediat

Maqedonia

Trupi Ad hok shqyrton raportin e parë për mediat

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 15:18
Ilustrim

Trupi Ad Hok për mediat shqyrton raportin e Agjencisë së mediave për raportimin gjatë dhjetë ditëshit të parë të periudhës parazgjedhor. Deri tani nuk është zyrtarizuar asnjë vendim për dënimin e ndonjërës prej 18 mediave që janë nën monitorim por sipas anëtarëve, rezultatet në përgjithësi janë pozitive.

Megjithatë ata njoftojnë se ka edhe media që gjatë raportimit të tyre kanë bërë disa shkelje. Në rast se është një medie e caktuar ka bërë vetëm një shkelje, do të mjaftojë vetëm tërheqja e vërejtjes. Propozimet e trupit Ad Hok për sanksionimin e mediave, kalojnë në Gjykatën Administrative dhe e njëjta duhet t’i miratojë ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat