Fillon fushata bujqësore për ndryshimet klimatike në Maqedoni

Maqedonia

Fillon fushata bujqësore për ndryshimet klimatike në Maqedoni

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 15:19
Ilustrim

Qendra për demokraci ekologjike ”Florozon” nga Shkupi e ka filluar fushatën për përshtatjen e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike në vend.

Fushata zbatohet në kuadër të projektit ”Aksioni lokal për përshtatje globale klimatike”, e financuar nga ambasada e Federatës gjermane në Shkup dhe parasheh organizimin e një vargu aktivitetesh informative dhe këshilluese.

Aktivitetet do të fillojnë në Manastir më 26 shtator në sheshin ”Manjolia”, për të vazhduar në Kriva Pallankë, Kumanovë, Shtip, Strumicë, Shkup, Prilep, Kavadar dhe Tetovë.

Në shpërndarjen e materialeve do të përfshihen edhe OJQ-të lokale dhe shoqatat e bujqve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat