Vazhdohet seanca e 117-të kuvendore

Maqedonia

Vazhdohet seanca e 117-të kuvendore

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 09:27
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e parë të seancës së 117-të ku në rend të ditës është Propozim ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardet studentore në lexim të dytë.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe Propozim ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë të RM-së dhe Këshillit të ministrave të BeH për bashkëkoalicion të përfaqësive diplomatike-konsullare, si dhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekspropojim, të Ligjit për priavtizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronë shtetërore, të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, të Ligjit për sistemin hekurudhor, të katërtat në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronë shtetërore dhe me sendet në pronë shoqërore, dhe Ligjit për shfuqizimin e ligjit për caktimin e kushtit për kufizimin e ushtrimit të funksionit publik, qasje në dokumente dhe publikim të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore, i parashtruar ngaa deputetë nga opozita, të dy në lexim të parë, si dhe Propozim ligji për 100 studentët më të mirë të diplomuar në universitet shtetëror në RM, në lexim të parë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat