Ivanov-Tusk: Zgjerimi i BE-së të vazhdojë edhe krahas sfidave

Maqedonia

Ivanov-Tusk: Zgjerimi i BE-së të vazhdojë edhe krahas sfidave

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:22
Gjorge Ivanov, Donald Tusk

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në New York pati takim me kryetarin e Këshillit evropian, Donald Tusk.

Ivanoc theksoi se Maqedonia do të vazhdojë procesin reformues, me qëllim të arritjes së standardeve dhe kritereve evropiane dhe do të vazhdojë të kontribuojë për bashkëpunim rajonal, në ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit në Evropën Juglindore.

‘Edhe krahas sfidave me të cilat përballet Unioni, si dhe vetë procesi i zgjerimit, Republikës së Maqedonisë, si edhe tërë rajonit të Evropës Juglinodre u nevojitet integrim i përshpejtuar në BE, sepse ajo është mënyra më e mirë për konsolidim të plotë të rajonit, me çka, ndërkaq, do të konsolidohet edhe BE’, theksoi Ivanov.

Poashtu kryetari i Maqedonisë lidhur me krizën e emigrantëve dhe refugjatëve dha se Maqedonia i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet për mbrojtje të kufijve shtetëror dhe për ruajtjen e sigurisë kombëtare, me atë rast duke e pasur parasysh obligimin për trajtim human të refugjatëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat