PSP sot do ta apelojë vendimin e Gjyqit të Apelit për Taleskin

Maqedonia

PSP sot do ta apelojë vendimin e Gjyqit të Apelit për Taleskin

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 12:23
Vlladimir Taleski

Prokuroria Speciale Publike sot deri Gjyqi i Apelit të Shkupit do të dorëzojë ankesën pas vendimit të tyre për shfuqizimin e vendimit për arrest shtëpiak të kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, thonë nga PSP për Plusinfo.

‘Kemi arsye për ankesën e vendimit të djeshëm’, thonë nga PSP.

Dje Gjykata e Apelit në Shkup ka shfuqizuar ankesën e kryetarit të dyshuar të Manastirit, i cili është pjesë e rastit të PSP-së, e njohur në publik si “Transportuesi”.

Në vendimin e tyre është deklaruar se arrestimi shtëpiak është shfuqizuar, kurse është duke u përcaktuar një masë paraprake. Ai ka një detyrim për tu paraqitur çdo të hënë dhe të premte te një person zyrtar i autorizuar në Gjykatën Themelore në Manastir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat